Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë NULL NULL 06.08.2023 21:58 06.08.2023 21:58 policia e kosoves Policia ka bërë të ditur se një mjet ka shpërthyer në lokalin e quajtur “Kod Maksi” dje në Ranillugë, pronë e serbit me inicialet Z.M. Në njoftimin e policisë thuhet se nga rasti në fjalë nuk ka asnjë të lënduar, pos dëmeve të vogla materiale. “Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”. “Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv