Petkoviqit i refuzohet hyrja në Kosovë NULL NULL 24.07.2023 17:03 24.07.2023 17:03 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar MPJD-ja në një përgjigje për Klankosova.tv. “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.