Gjenden katër trupat e pajetë nga tragjedia në Liqenin e Banjës në Gramsh NULL NULL 21.07.2023 23:26 21.07.2023 23:26 Janë gjetur trupat e katër viktimave të familjes Zogu, që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës. Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar. Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës u aktivizuan në kërkimin e katër viktimave, trupat e të cilëve u gjetën orët e vona të mbrëmjes së sotme. Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë por më pas ata nuk dolën më nga uji. Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu./TopChannel