Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skenderaj: Arrestohen dy persona që thyen xhamat e veturës dhe lokalit

NULL NULL
19.07.2023 12:38
skenderaj

Policia në Skenderaj ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën ”Fehmi e Xhevë Lladrovci” kanë thyer xhamat e lokalit dhe të automjetit të viktimës M/K/Sh.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, N. Z., 25 vjeçar dhe I. Z., 53 vjeçar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit N. Z., i është caktuar masa e ndalimit,  ndërsa i dyshuari tjetër është  liruar në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme