Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kërcënon stafin e burgut të Dubravës, pasi s’i lejohet ta vizitojë një të burgosur

NULL NULL
19.07.2023 08:58
dubrava

Të martën është arrestuar një person në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët korrektues.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që t’i bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar, raporton Klan Kosova.

“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull  kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut. Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme