Dyshonte se emaili rreth fitimit të lotarisë 100,000 dollarë ishte mashtrim, por nuk ishte NULL NULL 06.07.2023 14:05 06.07.2023 14:05 Një burrë nga Miçigani i ShBA-së, i cili fitoi një çmim lotarie prej 100 mijë dollarësh, tha se fillimisht kishte frikë se emaili që e informonte për fitoren e tij ishte pjesë e një mashtrimi. 69-vjeçari u tha zyrtarëve të lotarisë se ai gjithmonë sigurohej që t’i skanonte biletat e tij duke përdorur aplikacionin Michigan Lottery në mënyrë që të mund të futej në shortin e shansit të dytë. “Një ditë, pashë një email nga lotaria që më informonte se kisha fituar një çmim prej 100 mijë dollarësh dhe nuk isha i sigurt se çfarë të mendoja. Kur shkova t’i tregoja gruas time emailin, ajo mendoi se diçka e keqe kishte ndodhur për shkak të pamjes në fytyrën time”. Burri tha se ai dhe gruaja e tij kishin dyshimet e tyre për emailin. “Ne u përpoqëm të mos emocionoheshim shumë në fillim, duke menduar se ndoshta ishte një email mashtrimi, por sapo konfirmuam se ishte i vërtetë, një ndjenjë lehtësimi më pushtoi” tha ai. Burri fatlum tha se planifikon t’i përdorë paratë e fituara për t’i paguar faturat dhe për të ndarë një pjesë të çmimit me familjen e tij. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.