Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-lojtari i Arsenalit mund të kalojë në Serie A

NULL NULL
nga Emanuell Syla 01.07.2023 10:51

Sead Kolasinac mendohet që do të bashkohet me ekipin italian Atalanta, ndërsa sipas mediumeve italiane, ai do të fluturoj në Bergamo javën që vjen për ta kompletuar transferimin.

Boshnjakut i ka skaduar kontrata me ekipin francez Olimpique Marseille më 30 qershor, ndërsa besohet se nuk do ta vazhdoj kontratën me këtë ekip.

Kujtojmë që 30 vjeçari në të kaluarën ka luajtur në ekipe si Arsenal, Schalke e Stuttgart.

Ishte pjesë e kombëtares së Gjermanisë nga gjenerata U18 deri në U21, ndërsa si senior, vendosi të luaj për shtetin e tij Bosnjën.

lajme të ngjashme