Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier për rastin Klan Kosova: I marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias (VIDEO)

NULL NULL
29.06.2023 20:06
hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke iu referuar rastit të televiziont Klan Kosova, ka thënë se i merr seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias.

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai ka theksuar se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime shumë të kujdesshme dhe të detajuara dhe këto veprime nuk duhet të merren me lehtësi, apo pa pasur arsye shumë të rëndësishme.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe ambasada amerikane ka folur për këtë çështje. E di për ShBA-në, duke marrë parasysh historinë tonë për një minutë, pyetja e medias së lirë dhe të pakufizuar është shumë e rëndësishme. Në vitin 1787, do të kthehem pak në histori, kur kushtetuta jonë diskutohej dhe iu dërgua shteteve për ratifikim, u bë e qartë se kishte shqetësime se nuk u ishte kushtuar mjaftueshëm vëmendje disa të drejtave specifike, një nga të cilat ishte liria e medias, dhe ishte kusht i disa shteteve për ta ratifikuar kushtetutën, atyre iu desh t’i kalojnë disa amendamente, të quajtur Ligji i të Drejtave, që përfshinin lirinë e medias”, ka thënë Hovenier.

Tutje, ai ka thënë se liria e medias është pjesë e idealeve themeltare të ShBA-së si Shtete të Bashkuara të Amerikës.

“Thomas Jefferson, sekretari ynë i parë i shtetit, presidenti i tretë, hartues i deklaratës së pavarësisë, 247-vjetorin e të cilit e festojnë gjatë javës së ardhshme iu referua mediave si pushteti i katërt dhe çka nënkuptonte me këtë është se ne kemi degën ekzekutive, degën legjislative, degën gjyqësore dhe pastaj mediat dhe roli që mediat duhet të luajnë është të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie”, ka shtuar ambasadori amerikan.

“Pra i marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e  medias dhe ofrimin e atij shërbimi ndaj shoqërisë për transparencë dhe llogaridhënie. Pra jemi duke e parë këtë nga afër. Besojmë se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime shumë të kujdesshme dhe të detajuara dhe këto veprime nuk duhet të merren me lehtësi, apo pa pasur arsye shumë të rëndësishme”, ka theksuar Hovenier.

I pyetur rreth asaj se a beson se do të ketë mundësi ta zhvillojë një intervistë tjetër në studiot e Klan Kosovës në të ardhmen e afërt, ai është përgjigjur pozitivisht.

“Unë jam mjaft i sigurt se unë dhe ti do ta kemi mundësinë të bëjmë intervista të tjera në të ardhmen, po”, është përgjigjur ai.


22:00 – Hovenier: Rruga përpara është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se rruga përpara për Kosovën është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se dëshiron ta shoh Kosovën duke lëvizur shumë afër vizionit për integrimin e plotë në BE dhe NATO.

“Përsëri, nuk jam i sigurt se a është me vend që një ambasador i një shteti tjetër t’i vlerësojë sukseset dhe dështimet e një kryeministri. Kjo u takon votuesve që ta bëjnë në një kohë të duhur. Mund të ju them se çfarë dua që suksesi më i madh i Kurtit të jetë, dhe kjo është ta shoh Kosovën duke lëvizur shumë afër vizionit për integrimin e plotë në BE dhe NATO, që të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe, që ta shohë aplikimin për Këshillin e Evropës të ecë përpara, të gjitha këto mund të bëhen. Rruga është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, kjo është rruga dhe për të arritur atje duhet ta kalojmë krizën aktuale në veri”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se nëse ka njerëz që janë të përfshirë në destabilizim të rajonit apo janë të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, mund të bëhen subjekt i sanksioneve amerikane.

“Mendoj se nga presidenti Clinton kemi vendosur për disa emra këtu në Ballkan, duke përfshirë Kosovën. Ne kemi autoritet, aktualisht autoriteti i Thesarit për të përfshirë njerëz qoftë individualisht apo kolektivisht, apo organizata që mund të jenë subjekt i sanksioneve dhe janë dy çështje të mëdha: një është nëse jeni të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, kjo ishte baza për përfshirjen e zotëri Radojçiqit dhe tjetra është nëse bën gjëra që krijojnë destabilitet në rajon dhe kemi përfshirë shumë emra, përfshirë në Kosovë nën këtë autoritet gjithashtu. Pra nëse njerëzit janë të përfshirë në destabilizim të rajonit apo janë të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, ne e kemi të drejtën që Thesari t’i vendosë ata në lista dhe që të jenë subjekt i sanksioneve amerikane”, ka thënë më tëj Hovenier.


21:42 – Hovenier për propozimin e Ramës për Asociacionin: Propozim serioz dhe i menduar mirë (VIDEO)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se propozimi i Edi Ramës për draft-statutin  për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është serioz dhe i menduar mirë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë nga Kosova që ta formojë një Asociacion i cili bie ndesh me Kushtetutën e saj.

“Po, gjëja e parë që do ta thosha është se kam pasur mundësi ta lexoj, por jo në detaje, propozimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që Rama e ka prezantuar, është serioz, është i menduar mirë, por ka shumë ide dhe shumë mënyra se si mund të bëhet. Është një propozim i bërë nga Friedrich Ebert Foundation, që ishte gjithashtu serioz dhe i realizuar me kujdes. Pra ajo që do të thosha është se nuk kemi mungesë të ideve të mira se si mund të bëhet kjo”, ka thënë ai.

Tutje, Hovenier duke iu referuar asaj që ka thënë Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e qartë që Asociacioni nuk do të ketë autoritet ekzekutiv.

“Dhe më lejoni ta përsëris atë që e kam thënë disa herë, ShBA-ja nuk i kërkon Kosovës që të bëjë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe që e shkel kushtetutën e saj aktuale, që nuk është në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, apo që shkon përtej asaj që ne u munduam ta shtrojmë në një editorial të botuar nga Ndihmës-sekretari Escobar dhe nga Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që e bënë shumë të qartë se nuk do të ketë autoritet ekzekutiv, jo nivel të tretë të qeverisjes, jo model si të Republikës Serbe, ne nuk do ta përkrahim këtë. Ka mënyra për ta bërë këtë, që u përgjigjen shqetësimeve të komunitetit dhe natyrisht i mirëpresim idetë e njerëzve të tjerë se si të bëhet kjo”, ka theksuar Hovenier.

Më tej, ai ka thënë se në fund të ditës, Qeveria e Kosovës duhet të prezantojë ide të reja, duhet të punojë me Miroslav Lajçakun dhe bashkësinë ndërkombëtare për të ecur përpara drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, edhe Serbia ka përgjegjësi, të cilat duhet t’i realizojë për ta zbatuar marrëveshjen e Ohrit.

“Në pyetjen që ngritët lidhur me hapat e ardhshëm për dialogun, ne nuk do të shprehim opinion mbi hapat më të mirë, në hapat e ardhshëm dhe mënyrën më të mirë për ta bërë, qoftë që të mbyllen njerëzit në një dhomë deri sa ta arrijnë një marrëveshje, qoftë negocim në mënyra të ndryshme. Ky është një proces i lehtësuar nga BE-ja dhe BE-ja e ka emëruar dikë, në të cilin kemi besim, Miroslav Lajçak, që të jetë përfaqësues special dhe përfaqësuesi i lartë, Borell, i cili aktualisht është duke luajtur rol të rëndësishëm në tërë këtë. Ata do ta përcaktojnë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ne do t’i mbështesim ata hapa të ardhshëm”, ka thënë ambasadori.

I pyetur rreth asaj nëse e sheh të mjaftueshëm përfshirjen e presidentes Vjosa Osmani, ai ka thënë se ajo me vendosmëri e ka mbrojtur sovranitetin dhe të drejtat e Kosovës si dhe ka folur mbi rëndësinë e koordinimit të plotë me komunitetin ndërkombëtar.

“Nuk jam i sigurt a është me vend që unë ta vlerësoj performancën e presidentes së një shteti sovran. Do të them se i kam parë deklaratat publike të presidentes Osmani dhe kemi pasur biseda private, në të cilat ajo me vendosmëri i ka mbrojtur sovranitetin dhe të drejtat e Kosovës dhe ka folur mbi rëndësinë e koordinimit të plotë me komunitetin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime në përgjigje dhe në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët e saj.


20:55 – Hovenier: Për kremtimin e 4 Korrikut ftuam qeverinë edhe pse aktualisht kemi dallime 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar se a ka ndryshuar lista e të fturave në ndejën që organizohet çdo vit për të festuar 4 Korrikun, pavarësinë e ShBA-së.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të ftuar janë edhe pjesëtarë të qeverisë edhe pse ShBA-ja është në një moment jo të mirë me ekzekutivin kosovar.

“Kam ndjenjën se 4 korriku festohet gjithmonë në Kosovë duke pasqyruar partneritetin dhe marrëdhënien e veçantë që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan e kanë me popullin e Kosovës dhe po shpresojmë në kremtim të mirë të Ditës së Pavarësisë edhe këtu”.

“I kemi ftuar mysafirët e zakonshëm dhe mirëpresim mundësinë për t’i pritur ata. Por, më duhet të them dhe është me rëndësi të vihet në pah se do të kremtojmë së bashku dhe e mirëpresim këtë, si qeveri me qeveri jemi në një çast më të vështirë. Qeveria e SHBA-së dhe qeveria aktuale e Kosovës i kanë disa dallime dhe nuk do të duhej t’i zvogëloj apo t’i injoroj ato, por kjo nuk do të thotë që nuk i kemi të njëjtat objektiva strategjikë dhe nuk do të thotë që nuk mund të bëhemi bashkë për të festuar përvjetorin e 247-të të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, gjë që do ta bëjmë me kënaqësi”, ka thënë Hovenier.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Hovenier: Jemi të habitur, s’po kuptojmë

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jefferey Hovenier, në një intervistë dhënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, e që transmetohet sonte në 20:45, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë.

Hovenier thotë se kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës atje, për të ndihmuar që të ecim përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. Por sipas amerikanit kryesor në Prishtinë, SHBA-ja është e shqetësuar pasi Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave.

Duke mos hyrë në specifika, Hovenier tha se është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdohet kjo rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj nga të gjitha vendet që kanë dhe kanë treguar përgjatë më shumë se një apo dy dekadave përkushtimin tonë për të parë Kosovën duke e marrë vendin e saj në Evropë dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike.

Ambasadori amerikan foli edhe për anulimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, pasi dokumentet u rregulluan, çështje të cilën e quajti të rëndësishme. Për ShBA-në, duke marrë parasysh historinë tonë për një minutë, pyetja e medias së lirë dhe të pakufizuar është shumë e rëndësishme. Ai madje u kthye edhe në histori, duke përmendur vitin 1787, kur kushtetuta e SHBA-së diskutohej dhe iu dërgua shteteve për ratifikim, u bë e qartë se kishte shqetësime se nuk u ishte kushtuar mjaftueshëm vëmendje disa të drejtave specifike, një nga të cilat ishte liria e medias, dhe ishte kusht i disa shteteve për ta ratifikuar kushtetutën, atyre iu desh t’i kalojnë disa amendamente, të quajtur Ligji i të Drejtave, që përfshinin lirinë e medias. Kjo është pjesë e idealeve themeltare të SHBA-së si Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Thomas Jefferson, sekretari i parë i shtetit, presidenti i tretë, hartues i deklaratës së pavarësisë, iu referua mediave si pushteti i katërt dhe çka nënkuptonte me këtë është se ne kemi degën ekzekutive, degën legjislative, degën gjyqësore dhe pastaj mediat dhe roli që mediat duhet të luajnë është të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie. Pra i marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias dhe ofrimin e atij shërbimi ndaj shoqërisë për transparencë dhe llogaridhënie. Pra jemi duke e parë këtë nga afër. Besojmë se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime shumë të kujdesshme dhe të detajuara dhe këto veprime nuk duhet të merren me lehtësi, apo pa pasur arsye shumë të rëndësishme.

Ndiqeni intervistën e plotë me Ambasadorin Hovenier direkt në Klan Kosova, me fillim nga ora 20:45.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.