Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky: Kundërofensiva e Ukrainës po përparon në të gjitha frontet

NULL NULL
27.06.2023 10:47
Zelensky
Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kundërofensiva ukrainase kundër forcave ruse ka bërë përparime në të gjitha frontet.

Ai nuk dha detaje, por komentuesit pro rusë thonë se trupat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro dhe kanë rimarrë një fshat pranë Khersonit.

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha gjithashtu dje se forcat ukrainase kishin rifituar kontrollin mbi Rivnopil, një fshat në rajonin e Donetskut në perëndim të një grupi vendbanimesh të rimarrë në operacionet sulmuese, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Në një fjalim të natës, Zelensky, pasi vizitoi pozicionet e vijës së parë, e përshkroi të hënën si një “ditë të lumtur” dhe tha se trupat e tij “kanë avancuar në të gjitha drejtimet” në front.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme