Deçan: Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur NULL NULL nga Albert Bajrami 13.06.2023 10:22 nga Albert Bajrami 13.06.2023 10:22 Është suspenduar arsimtari i cili dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj. “Po, është suspenduar. Vendimi është marrë nga unë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk po dua ta komentoj. Ai tani gjendet në hetuesi”, tha Hulaj. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe vepra është cilësuar si “Sulm seksual”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Arsimtari e puth nxënësen e klasës së shtatë në Deçan – ndalohet për 48 orë për veprën “Sulm seksual”