LeBron Jamesi mund të pensionohet NULL NULL 23.05.2023 09:43 23.05.2023 09:43 Lebron James u eliminua me Los Angeles Lakersat nga finalet e Konferencës Perëndimore në NBA. Pas lojës ai në konferencë për media la të kuptohet se mund të pensionohet para këtij sezoni. “Kur thoni që do të mendoni rreth kësaj pune, çfarë duhet të kuptojmë ne nga kjo?” e pyet reporter. “Nëse dua që të vazhdoj së luajturi”, i përgjigjet Jamesi. “Për vitin tjetër?” “Po.” “Doni të largoheni?” “Më duhet të mendoj për këtë gjë”, i përgjigjet Jamesi në fund. Ai është katër herë kampion i NBA-së, katër herë MVP, katër herë MVP finalesh dhe 19 herë All-Star mes shumë arritjesh të tjera.