Festë me surle e tupana për ditëlindjen e 618-të të Skënderbeut (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 06.05.2023 20:33 nga Qendresa Sinani 06.05.2023 20:33 Këtë të shtunë u festua ditëlindja e Skenderbeut. Njerëz nga vende të ndryshme të botës u bashkuan në Prishtinë për 618 vjetorin e lindjes së kryeheroit shqiptar. Në fakt festa më e madhe ishte rezervuar në marshin prej sheshit “Zahir Pajaziti” deri tek shtatorja e kryetrimit në sheshin që edhe e mban emrin e tij, njofton Klan Kosova. Me fotografinë e Skenderbeut në ballë të marshit u mor edhe vëmendja e kalimtarëve, të cilët iu bashkuan vallëzimit me surle e tupana. Arsyet për festë, sipas pjesëmarrësve, ishin të shumta, ndaj organizimi po synohet të bëhet tradicional. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.