Haradinaj i kujton vizitat e Mbretit Charles III në Kosovë NULL NULL 06.05.2023 19:57 06.05.2023 19:57 Ramush Haradinaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Mbretin Charles III pas kurorëzimi mbretëror të tij. Haradinaj me këtë rast ka kujtuar vizitat e Mbretit Charles në Kosovë më 1999 dhe 2016 duke thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë do të vazhdojë të rritet edhe më tej, njofton Klankosova.tv. “Lidhja e Mbretit Charles III me Kosovën, është para së gjithash personale. Vizitat e tij në Kosovë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016 janë tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Mbretërinë e Bashkuar. Në ditën e kurorëzimit të tyre, Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, iu shpreh urimet më të përzemërta”. “Njëkohësisht shpreh vlerësimin dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim. Jam i bindur se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë