Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Polici rus dënohet me 7 vjet burgim për shprehjet pro Ukrainës (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 25.04.2023 20:59

Dy fjali që iu gjetën në telefonin e një polici rus rezultuan me peshë prej 7 vjet burgim.

“Lavdi Ukrainës” dhe “Rusia është vend vrasës”, janë mesazhet private që rrodhën nga Semiel Vedel, një oficer i cili ua dërgoi miqve të tij, për çka edhe u arrestua.

Ai është në mesin e shumë të burgosurve të tjerë që u prangosën për kundërshtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, me akuzën e shpërndarjes së informacionit të rremë për ushtrinë e vendit, njofton Klan Kosova.

Madje pos që u burgos, rusit iu mohua edhe e drejta e punës në organet e së drejtës për katër vjet pas vuajtjes së dënimit.

Zyrtarët i konsideruan bisedat publike meqë telefoni i Vedel ishte përgjuar nga një hetues i shërbimit federal.

Ky arsyetim është  absurd për avokatin e tij, meqë mesazhet ishin private dhe jo publike, siç thuhet ne ligjin e ri.

Vedel, i cili ka lindur në Ukrainë, ka thënë se ai thjesht po ndante informacione që mori nga miqtë e tij në Departamentin e Policisë së Kievit, të cilëve u besonte.

Në një raport të fundit nga Gjykata e Lartë Ruse, u raportua se në vitin 2022, gjykatat urdhëruan kundërshtarët e Putin të paguajnë 4,439 gjoba për diskreditimin e ushtrisë,  të cilat arritën shifrën e rreth 1.8 milion dollarëve.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme