Vendoset, të dielën luhet ndeshja e pestë Sigal Prishtina – Trepça NULL NULL nga Jon Ajeti 25.04.2023 15:25 nga Jon Ajeti 25.04.2023 15:25 Ndeshja pestë gjysmëfinale në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet të dielën nga ora 17:15, merr vesh Klan Kosova. Ndeshja është dashur të luhet të enjtën, por atë ditë Kosova e luan duelin kualifikues ndaj Malit të Zi në hendboll, prandaj është vendosur të luhet të dielën, ndonëse u tha se do të mbahet të mërkurën. Fituesi ndeshjes së pestë kalon në finale ku e pret Peja. Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet dhe transmetohet në Klan Kosova. Vendimi për zhvillimin e ndeshjes ditën e mërkurë nuk është publikuar ende nga FBK-ja, por pritet të zyrtarizohet shpejt.