Prokuroria e Shtetit angazhohet për parandalimin e parregullsive në zgjedhjet e veriut NULL NULL 23.04.2023 10:56 23.04.2023 10:56 zgjedhje Nga ora 07:00 e mëngjesit në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë. Po ashtu në Zveçan e Zubin Potok, po mbahen edhe zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Për të mbikëqyrur procesin, janë angazhuar edhe prokurorët e gjyqtarët kujdestarë, të cilët janë të gatshëm të reagojnë aty ku ka pengim të procesit. “Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, njofton Prokuroria e Shtetit përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 5 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 8 orë më parë