Thyhet një rekord i vjetër në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 22.04.2023 13:45 nga Naim Selmani 22.04.2023 13:45 MOTO GP Moto GP është një ndër kampionatet më të paparashikueshme dhe më dramatike në sportet e shpejtësisë. Kjo është duke u dëshmuar edhe këtë sezon kur tani pas 7 dekadave është thyer një rekord, përcjell KlanKosova.tv. Për herë të parë pas vitit 1953 tre motoristë të ndryshëm i kanë fituar tri garat e para. Tani me inkuadrimin e garës Sprint janë bërë 6 fitues: Enea Bastianini, Aleix Espargaro, Miguel Oliveira, Pecco Bagnaia, Marco Bezzecchi dhe Alex Rins i fundit. Kjo e arritur ishte regjistruar fillimisht në vitin 1952 me treshen Jack Brett, Reg Armstrong dhe Umberto Masetti. Më pas një vit më vonë u përsërit i njëjti rezultat me treshen tjetër Ray Amm, Geoff Duke dhe Alfredo Milani. Gara e radhës në Moto GP do të zhvillohet në shtegun Jerez në Spanjë dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.