Vetura bie në lumin Shkumbin, vdesin burrë e grua NULL NULL 03.04.2023 09:32 03.04.2023 09:32 Shiriti i Policisë Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prrenjas. Një veturë ka dalur nga rruga dhe ka rënë në përroin e Legajcës, shkruan Abc News përcjell Klankosova.tv Siç raportohet viktima janë A.Y, rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Y. Ende po vazhdon puna për nxjerrjen e trupave të pajetë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Njoftimi i policisë: Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.