“S’keni autorizim nga Kuvendi” Ahmetaj kundërshton kontrollin e banesës së partneres NULL NULL 15.03.2023 13:54 15.03.2023 13:54 Arben Ahmetaj Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se përmes avokatit, deputeti pretendon se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi. Avokati i Ahmetaj, thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. /euronews.al