Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja s’e lejon Kosovën në garat për kajakim

NULL NULL
14.03.2023 18:49

Federata për Kajakim e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të martë janë njoftuar nga Sekretari Teknik i Federatës për Kajakim të Spanjës se garueses nga Kosova, Blandinë Xhemajlji, i është mohuar e drejta sportive për të garuar me simbole shtetërore.

Federata e ka shprehur shqetësimin për sportistët, për veprimin e Federatës Spanjolle për Kajakim, të cilin e quajti diskriminues.

“Garuesja jonë Blandine Xhemajlji deklaron se nuk do të regjistrohet për garim në këtë event duke u përfaqësuar me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), dhe njëkohësisht është shumë e shqetësuar për gjendjen e krijuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, FKK-ja i ka bërë thirrje Unionit Evropian të Kajakimit por edhe institucioneve vendore e ndërkombëtare të cilat mbrojnë të drejtat e sportistëve që të mbështesin sportistët nga Kosova.

lajme të ngjashme