Aksident trafiku në Prizren, katër persona të lënduar NULL NULL 13.03.2023 10:18 13.03.2023 10:18 aksident Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrjen jugore të Prizrenit, ku kanë mbetur të lënduar katër persona. Bëhet e ditur se njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë, e tjetra me targa vendore, përcjell Klankosova.tv. “Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Policia bën të ditur se ngasësi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë. “I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day