Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron çon në spital një fanse (VIDEO)

NULL NULL
18.12.2015 10:48
Ylli i Cleveland Cavaliers veç që e mposhti Oklahoma Cityn e Kevin Durantit në tentim për të shpëtuar një top lëndoi një fanse e cila u dërgua më pas në spital.

Lebron James fitoi sfidën kundër Oklahoma City të Kevin Durant.

Në tre sfidat e vetme të luajtura gjatë natës mes të enjtes dhe së premtes në NBA-in amerikan, Cleveland Cavaliers mposhtën 104-100 Thunders, duke regjistruar suskesin e 13-të radhazi.

Kjo ndeshje konfirmoi momentin pozitiv të skuadrës së David Blatt, që u udhëhoq drejt suksesit nga i jashtëzakonshmi Lebron, i cili realizoi 33 pikë, dha 11 asist dhe mori 9 topa nën tabelë.

Paraqitja e shkëlqyer e King James u shoqerua edhe me një episod për t’u veçuar.

Në tentativën për të rikuperuar një top, basketbollisti që peshon 110 kilogramë ra përsipër Ellie Day, bashkëshortes së kampionit të golfit Jason, që po ndiqte ndeshjen në radhën e parë.

Tifozja u shoqërua me barelë në spital, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze.

https://vine.co/v/imEKzY7QFtQ

lajme të ngjashme