Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një këmbësor goditet për vdekje në fshatin Sllatinë

NULL NULL
18.02.2023 21:47
Lajmi i fundit

Një person ka mbetur i vdekur pasi i njëjti është goditur nga një makinë në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Klankosova.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme