A është i rëndësishëm shtimi i peshës gjatë shtazënisë? NULL NULL 06.02.2023 12:06 06.02.2023 12:06 Gjatë shtatzënisë, shtimi në peshë është jashtëzakonisht i zakonshëm dhe normal, gjë që mbështet zhvillimin e foshnjës në rritje. Por, ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të ruhet një peshë ideale gjatë shtatzënisë për të shmangur disa komplikime për nënën dhe fëmijën. “Shtimi i peshës varet kryesisht nga indeksi i masës trupore dhe pesha para shtatzënisë”, thonë ekspertët shëndetësor, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Një mesatare e përgjithshme prej 10 deri në 12 kilogramë shtim në peshë ndodh gjatë shtatzënisë, megjithatë, është e zakonshme të shtosh peshë vetëm në tremujorin e dytë dhe të tretë, ku shtatzënat mund të shtojnë diku nga 0,5 deri në 1 kilogram çdo javë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 1 week