Gratë ecin rrugëve të Berlinit me të brendshme – promovojnë dashurinë për trupin NULL NULL 14.12.2015 09:00 14.12.2015 09:00 Nëse ju ka ndodhur të jeni vizitor rreth Berlinit në fillim të kësaj jave, ju mund të keni hasur në diçka të papritur. Një grup i grave kanë hequr rrobat e tyre, duke u shfaqur vetëm me të brendshme, e duke ecur rreth e rreth me buzëqeshje masive në fytyrat e tyre. Fotografja Silvana Denker mblodhi gra të të gjitha formave dhe madhësive për një mision, transmeton Klan Kosova. Projekti i saj i ri, BodyLove, shpreson për të përhapur mesazhin se bukuria vjen në forma të ndryshme, duke mbledhur njerëz të çdo moshe, gjinie dhe madhësive. Silvana së pari u shfaq me grupin në rrugët e Siegen, Konblenz, Hamburg, Koln, dhe shpreson se ky projekt mund të përhapet në mbarë botën. Ndalesa e ardhshme do të jetë në Shtutgart më 19 dhjetor. Silvana tha në një deklaratë për shtyp: “Unë dua të arrij me sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të bëjë njerëzit të binden se mënyra se si ata duken është përsosur”.