Familjarët e Xhafer Devës e padisin ambasadorin gjerman (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 11.01.2023 20:16 nga Qendresa Sinani 11.01.2023 20:16 Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde do të përballet në gjykatë me familjarët e Xhafer Devës, pas akuzave të tij se ky i fundit ka marrë pjesë në përndjekjen e hebrenjve në holokaustin gjerman dhe për këtë shkak shtëpia e tij në Mitrovicë nuk duhet rinovuar. Një padi ndaj tij për shpifje u dërgua në gjykatën e Berlinit, të mërkurën. Bile, nipi i politikanit të Luftës së Dytë Botërore u zhgënjye nga Qeveria e Kosovës që nuk reagoi për ta mbrojtur figurën e veprimtarit. Valdet Deva tha se i dërguari i Gjermanisë në Kosovë me këtë shpifje ka treguar se nuk i shërben popullit gjerman. “Ambasadori gjerman është servil i politikës serbe”, ka thënë Deva. Sipas familjarëve, Rohde deri tash pranoi tri letra nga ta, ku u lut që të shpallë fakte në akuzat që i bëri, por i njëjti nuk u ktheu përgjigje.