Vitia pritet të kyçet në autostradë (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 02.01.2023 20:34 nga Valdrin Ibishi 02.01.2023 20:34 Autostradës “Arbër Xhaferi” pritet t’i shtohet një hyrje – dalje e re. Kjo planifikohet të bëhet në fshatin Gërlicë, e që pritet të shfrytëzohet nga banorët e Vitisë por edhe disa fshatrave për-rreth të Ferizajt e Kaçanikut. “Pas përfundimit të projektit dhe elaboratit të shpronësimit, ka filluar procedura e prokurimit për kyçje. Po i shfrytëzojmë këto muaj të dimrit për t’i përfunduar procedurat në mënyrë që në pranverë të fillojmë me punime”, ka shkruar Hysen Durmishi, zëvendës-ministër i Infrastrukturës e Transportit. Për vitiasit kjo është dashur të bëhet qysh moti. Ndërsa, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti thotë se për këtë investim të nivelit qendror janë njoftuar vetëm nga mediat, dhe se nuk kanë qenë fare në kontakt me dikasterin që e drejton Liburn Ailiu. “Edhe nga ne kemi pas dëshirë me marr pjesë e me qenë të kyçur e transparent që me pas debat edhe me qytetarë në mënyrë që kjo t’i plotësoj kriteret normale”. Madje, sipas Halitit shuma e ndarë prej 2.8 milionë euro, zor që do te mbyll këtë projekt. Ndërsa, për shoqërinë civile diçka e tillë po bëhet vetëm falë presionit të nivelit lokal e komunitetit. Një projekt i ngjashëm fillimisht ishte iniciuar nga ish-ministri Bajram Hasani në vitin 2018, e më pas edhe ishte projektuar nga dikasteri i njëjtë por i drejtuar nga Pal Lekaj, por që nuk ka pasur deri më tani asgjë konkrete në terren.