Nga fshati më i ftohtë në botë (FOTO) NULL NULL 10.12.2015 13:00 10.12.2015 13:00 Njerëzit janë krijesa shumë fleksibile dhe punëtore. Dhe s’ka vend ku ky fakt bëhet më evident se në fshatin Oymyakon të Rusisë, që cilësohet si njëri ndër vendet më të ftohta në tokë. Temperatura minimale atje arrin deri në -50 gradë celsius, ndërsa në vitin 1924 atje është shënuar temperatura më e ulët ndonjëherë, -71.2 gradë celsius, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova. Aventurieri dhe fotografi Amos Chapple e ka vizituar këtë fshat së fundmi, e po ashtu edhe qytetin Yakutsk që është qendra urbane më e afërt e fshatit. Ai ka qëndruar në këtë vend për 5 javë duke marrë imazhe nga jeta e përditshme e njerëzve që jetojnë atje dhe e quajnë këtë vend shtëpi. Udhëtimin Amos Chapple e ka filluar në Yakutsk, në regjionin Sakha në veri të Rusisë, që cilësohet si qyteti më i ftohtë në botë. Në qytet jetojnë rreth 300,000 njerëz, dhe gjatë dimrit temperaturat arrijnë deri në -30 gradë celsius. Chapple ka thënë për Business Insider se banorët e këtij qyteti janë të mrekullueshëm, shumë të shoqërueshëm dhe se vishen shumë bukur. Si ia bëjnë banorët me të ftohtin ekstrem? Ata pinë “çaj rus”, apo më mirë thënë vodka. Njerëzit atje tregtojnë me diamante, mbi këta gurë të çmuar është e ndërtuar ekonomia e tyre.