Krasniqi: Publikimi i AShAK-ut është pamflet antishqiptar NULL NULL 21.12.2022 20:47 21.12.2022 20:47 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj analizës së publikuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatë të thellë për tekstin e publikuar. Sipas tij, ky tekst, me tipare të një pamfleti elektoral partiak, i mbushur me gabime drejtshkrimore e përmbajtësore, përbën një turp të paprecedentë, andaj, siç thotë Krasniqi, kjo kërkon një reagim të mënjehershëm distancues nga anëtarët e AshAK-ut. “Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatë të thellë për tekstin e publikuar së fundmi në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ky tekst amator, me tiparet e një pamfleti elektoral partiak, i tejmbushur me gabime drejtshkrimore dhe përmbajtjesore, me një gjuhë aspak akademike, tërësisht i padenjë për institucionin nga ka dalë, përbën një turp të paprecedentë që kërkon menjëherë reagime distancuese nga vetë anëtarët e ASHAK-ut dhe mbarë komuniteti shkencor i vendit”, ka shkruar Krasniqi. “Prandaj, kërkojmë reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të ASHAK-ut, distancimin nga teksti, heqjen e tij nga botimet zyrtare të këtij institucioni dhe kërkim falje formale për publikimin e një materiali kaq ofendues e të dëmshëm”. Sipas Krasniqit, me një lehtësi të paimagjinueshme, autori kapërcen nga njëra qasje në tjetrën, duke folur për histori, marrëdhënie ndërkombëtare, jurisprudencë, ekonomi e etnografi, duke pretenduar me vetëbesim të papërmbajtshëm të japë përgjigje e rekomandime për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet sot Kosova, Shqipëria, Ballkani, Evropa dhe mbarë gjeopolitika globale. Ai tha se ky tekst tingëllon më shumë si memorandum antishqiptar. “Kështu i shkruar, teksti pa referenca, citime apo bibliografi dhe i mbushur me mllef e pasaktësi, jo vetëm që nuk është punim shkencor, por nuk mund të quhet as një analizë, sepse duket thjesht një opinion i nxitur nga ngarkesa emocionale dashakeqëse. Por, ajo që e rëndon më shumë përmbajtjen e tekstit dhe që krijon përshtypjen se ky tekst tingëllon më shumë si një memorandum antishqiptar, është interpretimi i ulët politik i Gjykatës Speciale dhe sulmi ndaj personaliteteve kryesore të UÇK-së”, ka shtuar ai. Krasniqi ka thënë se ndërkohë që udhëheqësit e UÇK-së janë duke mbrojtur të vërtetën historike të luftës së drejtë të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, “komentet e këtij teksti faktikisht përmbushin interesat e aspiratat hegjemoniste serbe kundrejt shqiptarëve”. Më poshtë e gjeni edhe analizën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës: ANALIZË E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS