Prokuroria konfirmon rastin ku foshnja e vdekur u fut në lavatriçe në Spitalin e Pejës NULL NULL 21.12.2022 20:27 21.12.2022 20:27 Një foshnje e vdekur dyshohet se është futur në lavatriçe. Rasti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se rasti është në fazën e hetimit. “Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha Nikçi. Nikçi tha se prokurorja e rastit ka takuar sot prindin e foshnjës së vdekur për të marrë detaje të tjera lidhur me rastin, njofton Klankosova.tv. Më pas ka folur edhe kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj. Kurmehaj tha për Klankosova.tv se po punohet për zbardhjen e rastit. “Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime të duhura për zbardhjen e rrethanave”, tha Kurmehaj për Klankosova.tv. Sipas burimeve të Klan Kosova, lidhur me rastin janë suspenduar disa infermiere. Pejë: Spitali nuk ua jep prindërve trupin e foshnjës që lindi pa shenja jete