Pejë: Spitali nuk ua jep prindërve trupin e foshnjës që lindi pa shenja jete NULL NULL 14.12.2022 20:03 14.12.2022 20:03 Në Spitalin e Pejës mbrëmë është lindur një foshnje pa shenja jete, teksa nëna ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Lidhur me rastin, babai i viktimës, është ankuar në polici, për shkak se stafi mjekësor nuk ka lejuar që trupi i pajetë i foshnjës t’u dorëzohet familjarëve, përcjell klankosova.tv. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tregoi se familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoninë e varrimit, por se nga stafi mjekësor iu është thënë se ‘’foshnja viktimë mund të merret të nesërmen’’. Siç tha Gashi për klankosova.tv, ankesa nga prindërit është bërë pasi reparti i Gjinekologjisë nuk ka lejuar familjen që trupi i pajetë i foshnjës të merret menjëherë mbrëmë. Megjithatë, ai tha se nuk është në dijeni rreth arsyes se pse edhe sot nuk iu është dorëzuar familjes trupi i foshnjës, por se kanë kërkuar informata nga spitali i Pejës. Gashi tha se prokurori dhe inspektorët sanitarë kanë vendosur që të vazhdohet me hetime.