Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri, aeroporti “Nënë Tereza” anulon dhjetë fluturime për shkak të kushteve të motit

NULL NULL
13.12.2022 22:06

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri ka njoftuar për anulimin e dhjetë fluturimeve për shkak të kushteve atmosferike të motit në vende të ndryshme të Evropës.

Në faqen zyrtare të aeroportit bëhet me dije se  gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë Shqipërinë.

Që nga Aeroporti i Shkupit, pasagjerët do të transportohen për në Tiranë. Ndërkohë disa prej pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit./abcnew.al/

lajme të ngjashme