Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dueli verdhezi në Therandë

NULL NULL
13.12.2022 16:20

Të mërkurën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së dhjetë të Prince Caffe Superligës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në Therandë, ku pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh synimet e mëdha të dy skuadrave.

Ylli fitoi titullin në Kosovë, kurse Peja fitoi Ligën Unike, andaj pritet një duel interesant mes dy skuadrave verdhezi.

Therandasit kanë shtatë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e dy humbje.

Në këtë edicion, Peja ka shënuar një fitore ndaj Yllit, 73:57. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme