Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FBK thërret takim urgjent

NULL NULL
nga Emanuell Syla 12.12.2022 19:46

Incidenti i fundit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës ka ndezur alarmin te Federata e Basketbollit të Kosovës si dhe institucionet tjera përgjegjëse.

I pari i shtëpisë së basketbollit, Arben Fetahu, ka kërkuar takim urgjent me kryetarët e klubeve, pas asaj që ndodhi.

“Palestrat e basketbollit duhet të jenë arena të konkurrimit të aftësive sportive në sportin tonë të zemrës dhe vende në të cilat shprehet dashuria dhe animi korrekt për klubin e zemrës dhe për vendin tënd, dhe ne nuk mund të lejojmë assesi që ato të keqpërdoren nga individë të caktuar dhe të shfrytëzohen si vend për shfryrje të frustrimit dhe shpërfaqje të dhunës ndaj askujt”, është shprehur Arben Fetahu për KosovaPress.

lajme të ngjashme