Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha, apel policisë: Lironi agresorin, autori i vërtetë është Rama

NULL NULL
06.12.2022 14:19

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fund të fjalimit të tij në protestën e sotme të opozitës, iu kthye incidentit, ku ai u godit nga një person me grusht, në kohën që po shkonte drejt podiumit.

Ai kërkoi nga policia ta lironin personin që e goditi atë, pasi sipas tij, autor është Edi Rama.

“Le t’i themi policisë: liroje fatkeqin! Liroje sepse ai është një mjeran që ka shitur veten. Autorët e vërtetë përpiqen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Ka vetëm një autor dhe ky është Edi Rama. Autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës”, tha Berisha./A2

lajme të ngjashme