Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Podujevë: Dyshohet se dy asamblistë të VV-së patën përplasje mes tyre, shoqërohen në polici

NULL NULL
31.10.2022 12:38

Dy asamblistë të Vetëvendosjes dyshohet se patën një përplasje mes tyre në afërsi të objektit të komunës së Podujevës.

Ngjarja rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

Se dy persona janë shoqëruar në polici, e ka konfirmuar për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit “- tha Ahmeti.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

lajme të ngjashme