Vëllaznimi – Bashkimi nis xhiron e tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës NULL NULL 29.10.2022 08:29 29.10.2022 08:29 Xhiroja e tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të nisë sot me një ndeshje interesante. Takimi i parë i kësaj xhiro është mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, transmeton Klankosova.tv. Kuqezinjtë janë të motivuar pas fitores ndaj Trepçës, që ishte e tretë në këtë edicion, ndërsa prizrenasit ndodhen në pozitë më të palakmuar me dy fitore e pesë humbje në këtë edicion, kurse Portokallezinjtë në takimin e parë kishin fituar 70:61 ndaj skuadrës kuqezi. Java 8-Prince Caffe Superliga E shtunë 19:00 Vëllaznimi – Bashkimi