Autostrada e Paqes, vetëm në letër (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.10.2022 22:49 nga Flamur Gajtani 28.10.2022 22:49 Projekti për lidhjen e Prishtinës me Beogradin përmes autostradës ende mbetet veç në letër. Nga ana kosovare kjo rrugë nis në fshatin Besi duke vazhduar deri në Merdarë dhe e njëjta ishte zotim edhe i marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Washington më 4 shtator të vitit 2020. “Autostrada e Paqes” siç njihet ndryshe, sipas Odës Ekonomike Amerikane, do të sillte shumë benefite. Për LDK-në opozitare, që atëkohë arriti ujdinë me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ky projekt nuk ka shpëtim, por vetëm vonim nga ekzekutivi aktual. Për autostradën 28.6 kilometërshe, e cila ishte edhe marrëveshja e parë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Infrastrukturës i konfirmoi Klan Kosovës se ka mbaruar studimi i fizibilitetit, por nisja e punimeve do ende kohë.