Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sistemi i navigacionit diplomatik

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 26.10.2022 09:02
Blerim Shala
Blerim Shala

Çdo vozitës e di që sistemi i navigacionit i instaluar në veturën e tij, është një mrekulli në vete. Në çdo udhëtim të ri që e bën ky vozitës, krejt çka duhet të bëj është të tregojë se cili është destinacioni i tij i fundit, dhe ky sistem, do të jetë në gjendje të ofrojë rrugën më të shpejtë dhe më të mirë për të arritur atje, dhe madje, do të tregojë edhe për sa kohë do të mbërrihet në këtë destinacion.

Për shumëkë, krahasimi midis këtij sistemi të navigacionit në një veturë, me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, është i paqëndrueshëm.

Megjithatë, në një analizë të shkurtër politike, mund të del që është e kundërta.

Ta zëmë, që prej vitit 2011, kur në Bruksel, me lehtësimin e BE-së nisi dialogu në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, është ditur që caku i këtyre bisedimeve, apo, ai destinacioni final i tyre, është normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  (ICJ), i korrikut të vitit 2010, vulosi pavarësinë e Kosovës. Nuk mund më pra të flitej për statusin e Kosovës Gjithçka kishte përfunduar në këtë aspekt. Në Bruksel, tash e tutje  (pra, prej marsit të vitit 2011), mund të bisedohej vetëm se si do t’i normalizonin marrëdhëniet Kosova dhe Serbia.

Qasja e parë e BE-së dhe e SHBA-së në këtë kontekst ishte që autoritetet më të larta të Prishtinës dhe Beogradit, do t’i adresonin një herë temat më të lehta, teksa më pas, do të mbërrinin tek ajo krye-çështja, te vet definimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nuk do të vonojë dhe do të kuptohet që në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit tema të lehta nuk ka, dhe që qasja ‘hap pas hapi’  (prej temave më të thjeshta, tek ajo kryesorja), nuk do të funksionojë.

Ky është zatën mësimi tek të cili mbërriti edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialog, Miroslav Lajčak, pas një vit e gjysmë të përpjekjeve të tij për t’u marrë me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të arrituar në dialogun teknik në mes të dy palëve.

Çfarë u kuptua në ndërkohë është që destinacioni i këtij dialogu, apo, normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si i tillë, është shumë i përgjithësuar, apo që nuk mund dot ta ‘lëvizë’ atë ‘veturën e bisedimeve’ në drejtimin e duhur, për një kohë të ditur që më parë.

Duhej pra konkretizuar, sa më shumë që është e mundur, veçmas duke i marrë parasysh rrethanat ndërkombëtare, gjithnjë e më të ndërlikuara dhe përherë e më të rrezikshme (për shkak të Luftës në Ukrainë dhe pretendimeve të Rusisë në Evropë), se çka nënkupton normalizimi dhe kur mund të arrihet Marrëveshja gjithpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pastaj, u kuptua që vetëm BE-ja nuk mund dot ta mirëmbajë ‘sistemin diplomatik të navigacionit’, apo që pos SHBA-së, e cila ka mbështetur dialogun e Brukselit që prej ditëve të para të tij, duhet përfshirë në këtë ndërmarrje edhe Francën dhe Gjermaninë, sepse pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja  (në vijim të Brexit-it), BE-ja në masë të madhe, kur bëhet fjalë për vendimet kryesore politike, varet nga Parisi dhe Londra. Kjo vlenë sidomos kur trajtohen politikat e zgjerimit të BE-së me shtetet e reja, përfshirë këtu edhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Dihet pra kush do t’i prijë procesit të dialogut në këtë fazën e synuar të jetë finale  (edhe pse Miroslav Lajčak do të mbetet në krye të tij), dihet kush dhe si do të angazhohet në këtë ndërmarrje, dihet edhe koha brenda së cilës do të duhej të përfundonte dialogu me një Marrëveshje ligjësisht detyruese  (viti i ardhshëm, 2023).

Pas një periudhe goxha të gjatë, duket që tani atë sensin e urgjencës, të ngutisë, e kanë edhe kryeqendrat kryesore të Perëndimit, në vijim të komplikimeve të reja, edhe më të rrezikshme, të cilat pritet të pasojnë në frontet e Ukrainës.

Ballkani Perëndimor duhet të stabilizohet sa më parë që është e mundur.

Në anën tjetër, gjithnjë e më shumë po kuptohet që ky rast, kjo mundësi, për finalizimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë më e mira e mundshme (në mos edhe e vetmja), për një kohë të gjatë, për shkaqe dhe zhvillime të cilat mund lehtë të parashikohen në Evropë dhe në Amerikë.

 

©klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme