Gjykata ruse refuzon apelin e Griner rreth dënimit të lartë NULL NULL 25.10.2022 23:37 25.10.2022 23:37 Gjykata ruse ka refuzuar apelin e yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, kundër dënimit me nëntë vjet burgim për akuzat në lidhje me drogën. Këtë vendim të gjykatës prokurori i shtetit e quajti të drejtë, teksa Shtëpia e Bardhë procedurat ligjore i quajti një “mashtrim”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. 32 vjeçarja u dënua në gusht për kontrabandë dhe posedim të vajit të kanabisit, ndërsa në gjykatën e apelit tha se dënimi i saj ishte shumë i lartë krahasuar me ata që kryejnë krime më të rënda. “Unë me të vërtetë shpresoj që gjykata ta rregullojë këtë dënim sepse ka qenë shumë stresues dhe shumë traumatik. Njerëzit me krime më të rënda kanë marrë më pak dënim se sa më është dhënë mua”, i kishte thënë ajo gjykatës. E konsideruar si një nga lojtaret më të mira në botë, ajo u ndalua më 17 shkurt në aeroportin afër Moskës, me pretendimin se në bagazhin e saj u gjetën fishekë vape me përmbajtje kanabisi. klankosova.tv