Digjet shtëpia, banorja te mjeku (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 18.10.2022 20:30 nga Arbëresha Fazliu 18.10.2022 20:30 Për shkak të rrugës së bllokuar nga makinat e parkuara në rrugë, zjarrfikësit e patën të pamundur të ndërhynë në kohë me mjetet e tyre, për të shuar zjarrin në një shtëpi në lagjen “Dardania” në kryeqytet. Zjarri dogji kulmin e objektit duke e bërë kështu shtëpinë të pa banuar. Një e moshuar, banuese në njërën nga hyrjet e këtij objekti, dyshohet se la petullat në vaj, mbi shporetin e ndezur, ndërsa kishte shkuar në qendrën e afërt mjekësore për t’u kontrolluar.