Nagavci: Komunat s’i çuan listat për paga në Thesar NULL NULL 04.10.2022 09:55 04.10.2022 09:55 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se komunat si përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, s’e kanë përmbushur obligimin e tyre që të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Ajo tha se me kërkesë të ministrit të Financave, Hekuran Murati, ato të dhënat që i kanë pasur i kanë dërguar, me qëllim të realizimit të pagave për ata mësimdhënës. “Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBASHK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim”. “Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”. “Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, është shprehur Nagavci, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo tha se ligji duhet të respektohet në tërësi, duke lënë të nënkuptohet se për mësimdhënësit grevistë s’do të ketë paga. 08:10 – Këshilli i Prindërve: Nëse nuk jepen pagat e mësimdhënësve do të mbledhim fonde për ta Të hënën pas pesë javë grevë ka nisur procesi mësimor. Por, edhe përkundër nisjes së mësimit nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta. Këshilli i Prindërve të Kosovës, në reagimin e djeshëm bën të ditur se nëse nuk jepen pagat e shtatorit për mësimdhënësit, do të mbledhin fonde për ta. “Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit” – njofton Këshilli i Prindërve të Kosovës përcjell Klankosova.tv Tutje, ky këshill thotë se revolta e tyre ka qenë për t’i hapur shkollat dhe çerdhet dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit. “Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”.