Jugu në grevë, pranon veç emergjenca (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 12.09.2022 20:18 nga Flamur Gajtani 12.09.2022 20:18 Puna e E-kioskut para Komunës së Mitrovicës u shtua së fundi. Qytetarët për të marrë dokumentet e gjendjes civile po shfrytëzojnë këtë pajisje pasi brenda stafi është në grevë. Për pakënaqësinë e punonjësve deri tash nuk kishin dëgjuar të gjithë mitrovicasit. Nga Sindikata e Punonjësve mitrovicas, thonë se orarin e mbajnë të rregullt, por shërbime kryejnë veç për rastet me urgjencë. Shërbyesit civil, vlerësojnë se kushtet e punës i detyruan që t`i futen grevës. Bajrami siguroi se të gjitha konkurset e shpallura para grevës do shtyhen deri pas saj, dhe nuk do të dëmtohet askush.