Sot përballje interesante mes Drenicës dhe Llapit NULL NULL 14.08.2022 09:25 14.08.2022 09:25 Sot do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në vazhdimin e javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll. Drenica dhe Llapi do t’i ballafaqojnë forcat. Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë. Të dyja ekipet synojnë të nxjerrin rezultat pozitiv. Në anën tjetër, ndeshja tjetër e planifikuar për sot mes Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak të obligimeve të klubit therandas në garat evropiane. Ndeshja do transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.