Mënyra e duhur se si të nisni të ushtroni NULL NULL 27.11.2015 12:01 27.11.2015 12:01 Ndërtimi i trupit tuaj fillon duke gjetur mënyrën adekuate që t’i ushtroni të gjitha grupet e muskujve në trupin tuaj. Në fillim duhet që të bëni ushtrime kardiovaskulare dhe të filloni me pesha më të lehta, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër magjike. Varet edhe nga njohurit tuaja në lidhje me anatominë e trupit, ndërsa në fillim preferohet që të ushtrohet vetëm katër herë në javë, në mënyrë që të parandaloni ndonjë dëmtim. Edhe ushtrimet duhet t’i ndani në mënyrën e duhur që të keni rezultate, transmeton Klan Kosova. Dita 1: Krahët dhe Tricepsi Dita 2: Shpinën dhe muskujt e trapezit Dita 3: Pushim Dita 4: Këmbët dhe Parakrahët Dita 5: Gjoksi dhe Bicepsi Dita 6: Pushim Dita 7: Pushim