Dy aksidente, rrahje, arrestime – natë e keqe për Rrugën B NULL NULL 20.07.2022 21:44 20.07.2022 21:44 Dy aksidente kanë ndodhur sot në orët e pasdites në Rrugën B në Prishtinë. Në njërin nga rastet pas aksidentit ka pasur edhe rrahje mes disa personave. Dy persona me këtë rast janë shoqëruar për në stacionin policor. Ndërsa në aksidentin e dytë janë lënduar katër persona. Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore. “Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në Rrugën B në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në mes të një veture dhe kamioni, ku si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetime,” tha Ahmeti.