Mirela Kumbaro përjashton Blushin nga projekti “Albania books” NULL NULL 26.11.2015 10:21 26.11.2015 10:21 Mes 32 emrave të shkrimtarëve, të propozuar nga Ministria e Kulturës për të paraqitur dhe prezantuar letërsinë shqipe në gjuhë të tjera, nuk figuron emri i Ben Blushit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka përjashtuar Blushin, duke injoruar çmimet që i kanë dhënë botuesit, vlerësimet si dhe shifrën rekord të shitjeve që mbajnë librat e tij. Vetëm në panairin e fundit të librit, mbajtur pak ditë më parë në Tiranë, libri “Kandidati” sipas statistikave të shoqatës së botuesve ka qenë më i shituri. Nga ana tjetër, Blushi është konsideruar një fenomen letrar në letërsinë shqipe për shkak të provokimit përmes situatave historike, prej së cilave është krijuar një lëndë krejtësisht fiction, sado që i janë afruar me polemika për ngjashmëritë e përafrimet. Projekti me autorë shqiptarë “Albania books” është përgatitur nga drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe përkthimit, që sipas njoftimit iu është referuar disa kritereve në hartimin e katalogut. Vlerësimi nga kritika, çmimet dhe ndjekja nga lexuesi vendas, janë kriteret bazë që janë paraqitur për të marrë në konsideratën autorin, shkruan Gazeta Mapo.