Pas fitores ndaj Kroacisë, Kosova bëhet ‘horë’ nga Mali i Zi NULL NULL 11.07.2022 20:43 11.07.2022 20:43 Kosova ka pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 35:100 (6:25, 5:27, 15:24, 9:24), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për vajza U20 që po mbahet në Maqedoninë Veriore. Për vashat e Kosovës ishte sfida e tretë në tri ndeshje dhe si duket ndikoi edhe lodhja nga dy përballjet e fundit. Mali i Zi ka dy fitore nga dy ndeshje, transmeton Klankosova.tv. Dardanet kanë një fitore dhe dy humbje në Grupin C, kurse takimin e fundit e zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Rumanisë nga ora 21:00.