Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si është të jetosh në Malajzi? (FOTO)

NULL NULL
25.11.2015 15:29

Në fillim të këtij viti, një fotograf francez ka udhëtuar për t’i vizituar ishujt më të largët të Malajzisë, me shpresën që të dokumentojë jetën e grupeve Bajau apo “ciganëve të detit” të cilët jetojnë në këto zona.

Fotografitë paraqesin mënyrën e jetës së tyre në vende ku civilizimi ende nuk ka prekur. Imazhet janë realizuar në ishullin e Borenos, që ndodhet në lindje të bregdetit të Malajzisë në afërsi të qytetit Sabah, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.

Anëtarët e grupit Bajau jetojnë në barka të vogla dhe i kalojnë ditët duke lundruar në oqean, në përpjekje për të grumbulluar ushqim nga peshkimi.

Në fytyrat e fëmijëve vërehet një lumturi e madhe që buron nga shpirti i tyre. Ata mund t’i gjesh në ujë duke luajtur me njëri tjetrin gjatë gjithë ditës.

Ata edhe lundrojnë të vetëm në varka prej druri. Pothuajse secila familje e fshatit, ka nga 5 fëmijë.

Gratë i lindin fëmijët në kasollet prej druri që janë të ndërtuara në ujë e shumica prej njerëzve Bajau, e kalojnë tërë jetën e tyre në fshatin e vogël ku janë lindur.

1 2 3 4 5 6 7 9 10 12 13 14 15 17 111

 

 

lajme të ngjashme