NIN: Pse kosovarët që kanë jetuar gjatë në perëndim kthehen në vendlindje? (VIDEO) NULL NULL 24.11.2015 22:33 24.11.2015 22:33 Në rrethana të ndryshme e për arsye të shumta, një familje apo individ mund të vendosë që të largohet nga vendi ku është lindur e rritur e ku ka mësuar të flasë, për të shkuar në një vend tjetër, të ri e ndryshe. Kur dikush vendosë që të largohet nga toka ku ka lëshuar rrënjë, jeta i shndërrohet në një udhëtim të mbushur me pasiguri, rrugë të reja e shumë të papritura. Ballafaqohet me sfida për të cilat se dinte se ekzistojnë dhe këtu fillon edhe ndryshimi nga ajo që ishte më parë. Të largohesh nga vendi yt për të jetuar diku tjetër, mbi të gjitha kërkon adoptim e përshtatje si dhe stërmundim për t’i mësuar gjërat nëpër të cilat tash e tutje do të jetosh. Jo pak kosovarë ndër vite, e kanë lëshuar vendin për t’i shtrirë rrënjët në pothuajse të gjitha vendet e botës. Të larguar për shkaqe politike, ekonomike e për të studiuar, kosovarët janë kudo, jetojnë e veprojnë në vende të huaja, mirëpo shumë prej tyre vendosin të kthehen në vendlindje. Rikthimi në vendlindje, pasi të kesh jetuar në një vend tjetër është po aq i vështirë sa që ishte largimi nga aty. Duke pasur parasysh se Kosova është një vend i pazhvilluar ekonomikisht, të kthehesh nga një shtet me standard më të lartë të jetës është sfiduese. Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, e për t’i ndarë përvojat e tyre me publikun, të ftuara të Alaudin Hamitit ishin Arbresha Grabovci Nixha – aktore dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve e cila për një kohë të gjatë ka jetuar në Londër, Shpresa Peroli – drejtoresha e Shkollës Amerikane në Kosovë (ASK) e cila është lindur e rritur në Bremen të Gjermanisë dhe Leonora Ahmeti – kozmetologe, pronare e institutit “Éclat – Institut de Beauté e lindur e e rritur në Finlandë. Pse këto kosovare pas shumë vjetësh u kthyen në Kosovë dhe cilat ishin vështirësitë me të cilat u përballën, mund t’i mësoni në emisionin NIN.